“Shqiponja me dy krena” është vetëm maskë për mbulimin e mjerimit social / “Двоглавиот орел” е само маска за прикривање на социјалната мизерија

E majta si parti mbietnike, nuk i kontestojmë vlerat dhe parimet e ndryshme kulturologjike të etniciteteve, si dhe shfaqjen e simboleve të tyre dhe aspak zhvillimin dhe jetesën e kulturave të tyre të veçanta. Ne e kontestojmë shpenzimin e mjeteve në monumente  të këtilla në kushte të mjerimit social në të cilën gjindet Maqedonia. Andaj do të kishim parashtruar disa pyetje të rëndësishme për qeveritarët (projekt i cilit është edhe ky monument) ashtu edhe për qytetarët, veçanërisht qytetarët e Komunës të Çairit:

  • Si monumenti “Shqiponja me dy krena” do ta përmirësojë jetën tonë të përditshme?
  • Kur parqet në Fushën e Topanës do të jenë plot bar dhe vende për rekreim dhe lojë fëmijore dhe jo magazina, mbeturina dhe parkingje të veturave siç është tani?
  • Kur do të vendosen polic të shtrirë në rrugën August Cezarec dhe shum rrugë të tjera në Komunën e Çairit, të cilat janë me rrezik të lartë për këmbësorët dhe shpesh her ka lëndime të këmbësorëve?
  • Kur do të bëhen rrugë për biçikleta në Komunën e Çairit?
  • Kur do të kthehet në gjendje normale ambulanta e Çairit?
  • Kur do të rregullohen oboret e çerdheve në Komunën e Çairit dhe kur do të ndalohet helmimi i fëmijëve me ushqim jokualitet në këto çerdhe?
  • Në fund, kur dhe si kjo Komunë planifikon që ta zgjidhë problemin me popullatën e dendur, duke marë parasysh atë se kjo Komunë është më e dendura me popullsi në Europë?

E majta konsideron se kjo është një maskë e nacionalizmit me të cilën qeveria tenton që ta mbulojë disfatën e sajë për sigurim të jetesës më të mirë. Ky është edhe një rast tjetër i cili nxit urrejtje ndëretnike dhe segregim të qytetarëve. Nuk do të kalojë!

8ba4c490-659c-4cb3-8c03-b39daf1b019e

Левица како надетничка партија не ги спори различните културолошки вредности на етникумите, истакнувањето на своите симболи и воопшто живеењето и развивањето на нивните засебни култури. За нас спорно е трошењето средства на вакви споменици во услови на социјалната беда во која се наоѓа Македонија, па јавно би поставиле неколку прашања, како до властите (чиј што проект е овој споменик) така и до народот, особено жителите на Општина Чаир:

  • Како споменикот “Двоглав орел“ ќе ја подобри секојдневната живеачка на народот?
  • Кога парковите по Топанско Поле ќе бидат тревници и места за рекреација и детска игра а не магацини, ѓубришта и паркинзи за автомобилите, како што впрочем се сега?
  • Кога ќе се постават “лежечки“ полицајци на улицата Август Цезарец и многу други улици по општина Чаир кои се високо ризични за пешаците и често има повредени пешаци?
  • Кога ќе има велосипедски патеки во Општина Чаир?
  • Кога ќе се доведат во нормала условите во амбулантата на Чаир?
  • Кога ќе бидат средени дворовите по градинките во Општина Чаир и кога ќе престанат да се трујат децата од неквалитетната храна во истите?
  • И на крај, кога и како општина Чаир планира да го реши проблемот со густата населеност, со оглед на тоа што е една од најгусто населените општини во Европа?

Левица смета дека ова е уште една националистичка маска со која власта сака да ја покрие социјалната мизерија, во која народот живее. Ова е уште еден случај каде се поттикнува меѓуетничка омраза и поделба на народот, но нема да им помине!

Најнови објави